Flash News

KRYESORE

Foto/ Fevziu dhe e preferuara e tij nisin pushimet

Nuk ka më dyshime se Alis, e vogla e Fevziut është e preferuara e moderatorit. Ai poston foto me vajzën e vogël vazhdimisht dhe duket se ajo e qetëson nga gjithë tensioni që i jep puna dhe politika, sidomos në këto kohë fushatë.

Alis është si një kukull e vogël dhe gëzimi i moderatorit të “Opinion” i cili mesa duket me rritjen e vajzës së madhe e ka bërë të jetë më i lidhur me vogëlushen e familjes.

Programi i tij "Opinion"  transmetohet nga e hëna në të enjte duke kulmuar pikërisht të enjten dhe sigurisht që e premtja është dita kur ndihet fillimi i pushimeve. Ajo mbush dy vjeç në tetor dhe tani po shijon edhe më shumë sesa vitin e kaluar kënaqësinë e ujit dhe diellit.

Të fundit