Flash News

KRYESORE

Frikë gjatë stërvitjes, trajneri i Bajernit u sulmua nga një tifoz me thikë

Frikë gjatë stërvitjes, trajneri i Bajernit u sulmua nga një

Trajneri i Bajernit të Mynihut Niko Kovaç kaloi momente ankthi ndërsa ishte duke stërvitur ekipin. Një person u fut brenda në fushë në qendrën stërvitore dhe iu sul trajnerit të kampionëve të Gjermanisë, duke e rrezuar atë në tokë.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, tifozi u fut në fushat e qendrës stërvitore dje me pretendimin se donte të luante me lojtarët. Më pas, ai u turr drejt trajnerit Kovaç dje e kapi atë nga këmbët. Punëtorët e klubit bavarez reaguan e lajmëruar menjëherë policinë.

Kovaç u tha forcave të rendit se nuk ka pasur asnjë konflikt me asnjë, aq më tepër me personin në fjalë, të cilin nuk e njihte fare. Informacione jo zyrtare tregojnë se personi mund të ketë pasur edhe një thikë me vete, ndonëse nuk e ka përdorur atë ndaj trajnerit, i cili është shpëtuar nga disa punonjës që ndodheshin në fushën e stërvitjes në ato momente.

Të fundit