Flash News

KRYESORE

Frikë nga sulme të mundshme, agjentët e Mossad zbarkojnë në Shqipëri për ndeshjen me Izraelin

Frikë nga sulme të mundshme, agjentët e Mossad zbarkojnë

Frika nga ndonjë sulm i mundshëm terrorist gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael ka bërë që agjentët e shërbimit sekret izraelit, Mossad, të vijnë në Shqipëri për sigurinë e Kombëtares së tyre.

Informacioni u bë i ditur nga gazetari i Ora New, Trashëgim Sokolaj në edicionin qendrorë të lajmeve. “Agjendët e shërbimit sekret të Mossad do të vijnë në Shqipëri, pasi kjo është një praktikë e shtetit Izraelit për të garantuar sigurine e lojtarëve, ndonëse nuk ka ndonjë indicia për sulme terroriste”, pohoi ai.

Përsa i përket sigurisë së stafit izraelit dhe lojtarëve të ekipit të tyre gjithçka do të monitorohet nga shërbimet inteligjente të Mossad-it dhe në terren shoqërimi do të jetë vetëm me forcat e repartit special RENEA.

Dy vite më parë, para ndeshjes mes dy ekipeve u arrestuan 4 persona, të cilwt dyshohen se kishin përgatitur një plan për të krijuar trazira, çka bëri që në atë kohë ndeshja të zhvendosej në 'Elbasan Arena'

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit [DASH] u bëri thirrje qytetarëve amerikan që do të lëvizin në Elbasan më 7 shtator të tregohen të  kujdesshëm, ndonëse pranoi se nuk ka ndonjë informacion konkrete për sulme te mundshme.

Të fundit