Flash News

KRYESORE

Gazetari tregon misterin e pakove me oriz në vend të kokainës në Durrës

Gazetari tregon misterin e pakove me oriz në vend të kokainës

Gazetari Trashëgim Sokolaj tregoi se përse policia greke i zëvendësoi disa prej pakove të kokainës të sekuestruar në kontenierë me oriz.

Në emisionin 360 gradë në Ora Neës ai u shpreh se kjo ka të bëjë me besueshmërinë e pakët për policinë shqiptare.

“Pasi u bë përzgjedhja e kontenierëve për kontroll janë zgjedhur 12 kontenierë ku u gjetën 580 kg kokainë.

Është konstatuar se në shënimet e vendosura në kontenierë kishin destinacion Durrësin. Që në këtë moment DEA dhe policia greke kanë vendosur pajisje lokalizimi GPS në pakot. Në qoftë se do të kishte besim tek autoritetet shqiptare do të bëheshe dorëzimi i kontrolluar i kokainës drejt Durrësit. Ndaj në mungesë të besimit vendosën që disa pako t'i mbushin me oriz dhe rreth 17 pako janë mbushur m e një pluhur që përdoret në ndërtim dhe vetëm 1 pako e kanë lënë me kokainë.”, tha Sokolaj.

Të fundit