Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Gjinushi distancohet përkohësisht nga Rama, lutje Metës: Jo prapaskenave kundër teje
Skënder Gjinushi u shpreh se marrëdhëniet me Ilir Metën kanë qenë korrekte nga vitet '90 dhe deri në ditët e sotme. Kryetar në pritje i ASH-së, vijon më tej, duke sqaruar se kurrë nuk ka punuar pas shpine kundër Metës, duke u distancuar kështu nga kryeministri Rama. Sipas tij, kreu i shtetit bën mirë të mos e “ngatërrojë akademinë me lojarët e politikës”, pasi është njeri me personalitet.
"Cështje personale? Sesa e ka personale apo politiko-personale e di ai që e ka marrë. Por nuk mendoja që për cdo lloj motivi të arrite që të deformonte në këtë shkallë rolin e presidentit. Njeriu mund të mos ta ketë ligjshmërinë, mund të jetë mësuar me pragmatismzat dhe kulisat partiake, por kur merr një funksion duhet të dijë rëndësinë. Të abuzosh apo të tregosh papërgjegjshmëri me një kompetencë të tillë është serioze për gjendjen e atij që deformon në këtë masë shtetin ligjor.
Kemi kaluar shumë ulje ngritje, por unë cfarë kam pasur me Ilirin, vetëm gjëra ballas, por nuk kam marrë pjesë në asnjë lloj loje, prapaskene dhe asnjë veprimi kundër tij. Në zanafillë kemi qenë nga dy udhëtarët e PSD-së apo PS-së në internacionalen socialiste, atje krijuam edhe konfidencat tona. Por ia them mos ngatërro akademinë me lojarët e politikës. Nuk mund të vendosë ai në diskutim personalitetin dhe ndershmërinë time", deklaroi Gjinushi.