Flash News

KRYESORE

Habit me deklaratën ish-Kryeministri, Berisha tregon një nga shtyllat e 'mini-shengenit'

Habit me deklaratën ish-Kryeministri, Berisha tregon një nga shtyllat

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme në emisionin “Tempora” në “Oraneës”, ish-Kryeministrit, Sali Berisha ka folur edhe për projektin të quajtur si “Minishengeni Ballkanit”.

Teksa e ka cilësuar Edi Ramën si tradhtar i kombit të tij, Berisha tha se një nga shtyllat e mini-shengenit është popullimi i Shqipërisë me serbë.

“Dua të them që Mini-Shengeni falë Kosovës u varros. Për meritën historike të Kosovës e kalli tërësisht. Mini-Shengeni kishte në axhendë Samitin e Beogradit në fund të janarit. U hodh në Danub. Rama u tha shqiptarëve se marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri kalojnë më parë nga Beogradi.  Ky tha haptas, se nuk mund të ketë makro-shengen shqiptar, pa mini-shengen ballkanik. Ky është peng i Beogradit”, tha Berisha.

Ish-kryeministri foli gjithashtu sonte për Konferencën e Donatorëve që u zhvillua dje në Bruksel. Teksa përshëndeti donatorët që kontribuuan për Shqipërinë, Berisha u shpreh se së shpejti këta banorë do të zhgënjehen.

Ai hodhi akuza të forta ndaj ministrit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, të cilin e akuzoi se ka “groposur” euro të vjedhura.

 

Të fundit