Flash News

KRYESORE

Ironizon ngjarjen në Himarë, komentuesit ‘vënë përpara’ gazetarin, zbuloni përse

Gazetari Berat Buzhala ka ironizuar ngjarjen në Himarë ku Mihal Kokëdhima është hedhur mbi kofonon e makinës së turistëve spanjollë, me anë të një postimi në facebook.

Buxhala ka hedhur foton e një burri që është hedhur mbi xhamin e përparmë të një makine duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Edhe na në Kosovë e patëm terrorizuar NATO-n kut ju hodhëm mbi xhamin e makinës. Kjo, për t'ju thënë spanjollëve se e kemi traditë këtë punë.”

Të menjëhershme kanë qenë komentet e ndjekësve të Buzhalës, të cilët nuk e kanë pranuar një krahasim të tillë, duke i kujtuar se kush është burri në foton që ai ka postuar.

Fotoja është bërë në Gjakovë gjatë ndërhyrjes së forcave të NATO-s në vitin 1999, ndërsa personi në fotografi është Agim Berberi, i cili u hodh mbi makinën e ushtarëve italianë nga gëzimi, pasi Gjakova mund të ishte bërë një Srebrenicë e dytë.

Gazetari ka bërë edhe një postim të dytë për të sqaruar se kishte bërë thjeshtë humor, e se Gjakova shquhej dikur për humorin, gjë e cila, sipas Buzhalës, paska vdekur.

Të fundit