Flash News

KRYESORE

Italia rezerva për sulmin në Siri: Logjistika jonë nuk do përdoret për raketat e SHBA; duhen bisedime diplomatike

Italia rezerva për sulmin në Siri: Logjistika jonë nuk do

Italia është shteti i parë i NATO-s dhe Bashkimit Europian që ka shprehur rezerva për sulmin me raketa të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër bazave të regjimit sirian.

Kryeministri Paolo Gentiloni ka deklaruar se Italia “nuk ka marrë pjesë” në sulmin ndaj Sirisë dhe se “kemi këmbëngulur dhe sqaruar se mbështetja logjistike që ofrojmë për SHBA-të, për këtë çështje në veçanti nuk do të kthehet në mbështetje për të goditur Sirinë.”

Ai theksoi se “nuk është koha për përshkallëzim, por është koha për të larguar armët kimike dhe për të punuar me diplomaci për t’i dhënë Sirisë stabilitet dhe pluralizëm pas shtatë vitesh konflikt torturues dhe të tmerrshëm”.

"Veprimi i kufizuar, që synon goditjen e "armëve kimike", nuk mund dhe nuk duhet të jetë fillimi i një përshkallëzimi. Kjo është ajo që Italia ka përsëritur në ditët e fundit dhe do të vazhdojë të përsërisë", ka thënë Gentiloni.

Mbështetje diplomatike për zgjidhjen e krizës ka dhënë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjithsesi, deklarata e saj ishte shumë më e balancuar se kjo e Gentilonit.

Edhe kreu i Ligës së Veriut, Matteo Salvini është shprehur kundër ndërhyrjes ushtarake në Siri.

Bashkimi Europian, Kanadaja, Turqia, Izraeli, Spanja, Shqipëria dhe Kosova janë shtetet që kanë mbështetur deri më tani sulmin e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Përçarje në kampin e Perëndimit për raketat në Siri, Skocia dhe opozita kundër Theresa May: Nuk mund të drejtohemi nga Donald Trump

Video/ 110 raketa mbi shtetin e tij, Bashar Al Assad e nis me qetësi ditën në Damask

Të fundit