Flash News

KRYESORE

Java në WTF, më falni... në GIF: Nga fjalimi 'Esperanto' i Gent Cakës te zhdukja nga media e 'lali Erit'

Ina Xhani

 

Të ngrenë dorën ato dhe ata që i kanë gërthitur TV, kompjuterit apo celit sa herë që shohin apo lexojnë lajmet...

Si për shembull për të parin në listën e WTF-ve javor...

Republika Shqiptare e PPP-ve dhe Koncesioneve

Kanioni i Holtës, Monument Natyre dhe atraksion turistik në zonën e Gramshit, nuk i shpëton betonimit.

Qeveria është e imja dhe bëj siç dua vetë!

“Fjala më e shkurtër e jetës time. Unë i nënshkruari Edi Rama në funksionon e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit të Gent Cakaj, zv/ministër për Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe të përfaqësimit të ministrit brenda dhe jashtë vendit,” Rama duke deleguar të gjitha detyrat e Ministrit të Jashtëm te zv. ministri Gent Cakaj.

Kur flet 'rroma pertoma'

“Jam frikur triumfit të hallit brenda meje se cdo thonë tjerët kur të flas. Sidoqoftë fjalët për mua kanë shkuar përtej meje, mbetem shpresëplotë se kujtdo i ka mbërritur fjala e keqe për mua të mos jem i dukur edhe aq i keq në paraqitjen time të parë. Kot nuk thonë këtu në Tiranë “më mirë syri se sa nami”, gjithashtu uroj që kryeministri në veçanti të mos jetë i zhgënjyer nga paraqitja ime e parë”, i deleguari Ministër i Jashtëm Gent Cakaj gjatë ceremonisë së pranimit të detyrës.

Gjeni sa vjeç është trenisti

“Unë jam Vangjel Tavo, nxënës i dhjetave në shkollë fillore, i dhjetave në shkollë të mesme (madje me medalje të artë) i dhjetave në të lartën, studiues serioz në studimet pas-universitare, pjesëmarrës në trajnime e kualifikime të shumta brenda dhe jashtë vendit, kampion olimpiadash matematike, bashkë-themelues i Unionit Studentor, doktor gjinekolog, lexues i përditshëm librash dhe studimesh, deputet prej dy dekadash në qarkun e mrekullueshëm të Gjirokastrës, besnik ndaj njerëzve, bashkëshort i devotshëm, baba i tre fëmijëve të bukur, të jashtëzakonshëm e shembullorë, qytetar i përgjegjshëm, e njeri me integritet.” Vangjel Tavo duke mohuar akuzat për plagjiaturë.

Mimi, a e njeh Gugëlin stafi yt?

Ish-Ministrja Kodheli hedh në Facebook #fotoneditës, Lolita ja kthen në #gafëneditës. Stafi i Kodhelit, apo vetë ish-ministrja, ka kujtuar se fotot janë si tezat e mbrojtjes së diplomave...përdorë çka të gjesh në internet se askush s'ka për të kuptuar gjë.

Kokëramushi

Pavarësisht paralajmërimit të ashpër të Ambasadës së SHBA në Prishtinë se taksa 100% ndaj produkteve serbe po dëmton ‘interesat strategjike amerikane’, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur sërish i vendosur për të mos lëvizur nga ky qëndrim.

Po ku je o Erion djali, se ne (s') na ka marrë malli

Erion Veliaj ka një javë pa dalë në media!!! Ç’ka ndodhur?!

Lumturia, mision i pamundur

“Dua të të bëj të lumtur,” titullohet emisioni i Arbana Osmanit, por në tre episodet e para Arbana veç i ka zemëruar njerëzit. Ka zemëruar shoqatat e të drejtave të njeriut, fansat, dhe një vajzë që prentendon se është mbesa shumë e lënduar e nënë Sanos. Janari nuk qenka muaji i Arbanës ☹.

Të fundit