Flash News

KRYESORE

Juventus-Lazio do të luhet në Arabinë Saudite, shqiptarët në dy pjesë

Juventus-Lazio do të luhet në Arabinë Saudite, shqiptarët

Juventusi dhe Lazio do të përballen mes tyre për finalen e Superkupës së Italisë më 22 dhjetor. Bardhezinjtë do të luajnë si kampionë të Serisë A, ndërsa skuadra e formuar kryesisht falë punës së Igli Tares vjen si fituese e Kupës së Italisë.

Finalja sivjet do të zhvillohet sërish në Arabinë Saudite në Riad. Ka ndryshuar qyteti, por jo shteti. "Zonja e vjetër" do të përballet për herë të tretë në shtatë vitet e fundit kundër Lazios për Superkupën.

Juventusi fitoi 4-0 finalen e vitit 2013, ndërsa lacialët fituan 3-2 katër vite më vonë. Finalja e këtij viti do të luhet në orën 17:45. Bardhezinjtë nisen si favoritë, por me Lazion nuk i dihet kurrë. Shqiptarët do të jenë të ndarë në dy pjesë: tifozët e Juventusit dhe tifozët e Thomas Strakoshës.

Të fundit