
Flash News
Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Ka mbi 50 vjet përvojë, gazetari letër Ramës: Të lutem z.kryeministër, mos na fyeni më!
Gazetari nga Kosova, Esad Dujaka i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pavarësisht raportit ‘Reporterët pa kufij’, i publikuar dhe dje , ku e renditi Shqipërinë me minus shtate vende në krahasim me vitin e shkuar për lirinë e medias, sërish në Parlament i sulmoi gazetarët, duke i quajtur edhe ‘llum’.
Në një letër të hapur drejtuar kryeministrit, gazetari me një përvojë punë mbi 50 vjet i është përgjigjur Ramës për fyerjet që u etiketon punonjësve të medias shqiptare.
Letra e plotë:
Letër kryeministrit të Shqipërisë, z.Edi Rama
I nderuari z.Rama, më besoni se ka disa kohë jam matur t’iu shkruaj a të mos ju shkruaj, por më në fund e ndava – do ju shkruaj e të dalë ku të dalë, çka mund të më bëni? Ma larg se LLUM nuk mund të më çoni as mua, një gazetar 75 vjeç dhe mbi 50 nga këto të kaluara në zanatin e “lushmshtihonës” që ne e njohim si profesion që quhet GAZETARI!
Jam matur disa herë të ju shkruaj apo të hesht dhe të mos merrem me fyerjet e rënda që ka disa kohë ua drejton vend e pa vend, kohë e pa kohë miqve të mi që kanë zgjedh ose jeta i shtyu në zanatin e gazetarisë. Ju thuajse na keni shpallur “person non grata”, thuajse jemi parë ose shikohemi përmes grykës së pushkës. Dikush ju ka qitur nga lëkura dhe tani si kryeministër po mendoni se jeni të paprekshëm, se jeni të pagabueshëm dhe se mjetet e informimit nuk guxojnë t’ua luajnë as qimen e kresë, të mos ua thonë asnjë e asnjëherë ndonjë fjalë që nuk ju shkon për shtati, që ju lëndon në karrierën e juaj tani prej politikani-qeveritari. Ani, keni të drejtë të reagoni kur ata nuk e kanë me të drejtë, kur nuk ia qëllojnë, kur nuk shërbehen nga të vërtetat, por ju edhe si hyqymet e edhe si qytetar i një vendi demokratik që mëton të paktën të jetë properëndimor siç është Shqipëria, keni edhe këshilltarë juridik, dhe nuk hiqni keq prej tyre madje po merrni kuadro edhe nga Kosova që personalisht e parapëlqej. I PADITËNI të tillët që ju sulmojnë me të pavërteta por JU LUTËM MOS FYENI!Mos na quani pa të drejtë KAZAN e LLUM hiq e hiq!
I quajtët kolegët e mi KAZAN, tash së fundi thuajse nuk u doli mjaft për mllefin shqiptar që keni ndaj kolegëve të mi, në mesin e tyre me siguroi se ka edhe fajtorë që duhet të dalin para organeve të nderit të shoqatave të gazetarëve profesionistë por pse jo edhe para organeve të drejtësisë! Por që me gazetarët të komunikoni vetëm përmes shenjës së pushkës, e kur ua shtrojnë ndonjë pyetje ndoshta pse jo edhe provokative, sepse këtë zanat kemi, ju zemëroheni dhe nuk dini të zgjidhni fjalë tjetër pos KAZANIT dhe LLUMIT!?
Deri kur kështu u. Kryeministër: A i ka hije një kryeministri t ‘i shpall luftë të pashpallur një shtrese të njerëzve të profesionit tim- pra gazetarisë, që në shtetet e civilizuara e bëjnë SHTYLLËN E KATËRT TË SHTETËSISË! Ju këtë nuk e keni ditur, ose shtireni se nuk e dini, por si kryeministër i një vendi që po përballet me gjithfarë vështirësish për të dëshmuar se jeni ju atje e na këtu në Prishtinë ,me shpirt e me zemër PROEVROPIAN, PROPERËNDIMOR ndërkaq që me sjellje dhe me vepra shpesh herë po zhgënjejmë miqtë tanë që nga Brukseli e deri në Uashington, sepse pak po merremi me problemet THELBESORE TE SHTETIT E TE POPULLIT, por që fatkeqësisht andej e këtej Gjeravicës e më shumë kasta e sundimtarëve e qeveritarëve po i mbyll sytë para dukurive negative, po tregohet e pazonja, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, duke u dorëzuar që nga kanabizimi e deri te korrupsioni, që na e hëngri shpirtin ndërsa numri i atyre që po lëshojnë vatanin po rritet gjithnjë e më shumë, se nga Kosova kanë ikur me dhembje në shpirt një qytet i tërë- gati sa Prizreni të ishte shpërngulur kurse qeveritarët kosovarë gati që këtë çështje nuk e minimizuan madje duke e quajtur shkuarje e popullit për qejf e sevda në shtetet e perëndimit!
Mirë që po insistoni z.Rama,që ketë Shqipëria një mbrojtje ligjore ndaj atyre që shpërndajnë të pavërteta, ndaj atyre mjeteve online të informimit që rrënojnë, që prekin integritetin njerëzor të kujt do qoftë! Po, veproni por mos kërcënoni, mos fyeni as me KAZAN e as me LLUM!
Një kryeministër (kancelar) i Perëndimit, e dini këtë më mirë se unë, se nuk fyen kështu kurrën e kurrës, por ai merr rrugë të tjera LIGJORE – nuk i shkon as mendja që të merret me gazetarë, sepse ata i zgjidhin problemet me bashkëzanatçinjtë e mi ndryshe- me ligj, me rend e si e do puna! Nuk bëhen hor duke u sharë ndër veti si të mos kishin dëgjuar kurrë e asnjëherë për sjelljet civilizuese!
Po ua them, se edhe unë jam LLUM, për t’ua bërë qejfin Juve i nderuari kryeministër, por se titullin “llumin” e kam arritur pas punës mbi 50 vjeçare në gazetarinë e shkruar dhe televizive në Kosovë, në kushte bukur interesante dhe specifike, që s ka kuptim t’ua them se besoj i keni të ditura ose të paktën t’i ka shpjeguar Baton Baxhiu! Dhe, t’ua them të drejtën se mburrem që i takoj kësaj gjenerate dhe me nder kemi dalë në pension dhe nuk ankohemi se marrim do shtesa sociale sa Ju ose kryeministri im shpenzoni për kafe të mëngjesit! Po ua them edhe këtë se sikur të më kishte ngjarë ajo që i ngjau Baton Haxhiut në Klan Kosova para dy vjetësh kur JU aq i poshtëruat, madje edhe i fyet analistët në studio, më besoni se unë do ta kisha ndërprerë emisionin fare për fare dhe shikuesve të nderuar do t u kisha kërkuar falje se ky ishte një incident i paparë që e shkaktoi i nderuari kryeministër i një vendi, z.Edi Rama nga Tirana!
Sa do të kisha dëshirë të të ju takoj në Tiranë e t’ua thosha edhe më ashpër ato që kam për t’ua thënë me qëllimin më të mirë që të ju bindi se duhet të KORRIGJONI SJELLJET E JUAJA KURSE GAZETARËT TË MOS I QUANI MË AS “KAZAN” E AS “LLUM”! ME BESONI SE NUK JU KA HIJE, NUK JU BËN NDER, z.KRYEMINISTËR I SHTETIT TË SHQIPËRISË,QË FLAMUR KA COHEN E KUQE ME SHIPONJ[N DYKRERËSHE QË NA KËTEJ DRINIT (SIPAS AGOLLIT TË MADH) E JU PËRTEJ DRINIT JEMI MBURRUR DHE JEMI BETUAR NË TE NË MOMENTE AQ TË RËNDËSISHME HISTORIKE KUR E KISHIM PUNËN PICK – SI AJO HAMLETIANJA “TË RROSH E MOS TË RROSH…”
Kaq z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, i respektuari Edi Rama!
U pafshim vetëm për gëzime!
Me nderime,
Esad Dujaka ose“LLumi” nga Prishtina
Të fundit


Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit
8 Korrik 2025, 11:16
Nis sot faza e parë e aplikimit në universitete
8 Korrik 2025, 11:10
Zjarr në Lurë, flakët rrezikojnë Parkun Kombëtar
8 Korrik 2025, 10:53
Trump paralajmëron tarifa për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
8 Korrik 2025, 10:37
Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12
