Flash News

KRYESORE

Këngëtarët shqiptarë që humbën jetën në moshë të re

Anita Bitri

Këngëtarja e njohur Anita Bitri , u nda nga jeta në moshën 38-vjeçare, në tetor të vitit 2004, në një tragjedi familjare ku humbi jetën edhe vajza e saj 7-vjeçare, si pasojë e një helmimi vdekjeprurës.

Elsina Hidërsha (Emmy)

Këngëtarja Elsina Hidërsha ose e njohur me emrin e artit, Emmy, u nda nga jeta në moshën 21-vjeçare më 28 shkurt të vitit 2011, ku sipas policisë u vra nga biznesmeni kosovar, Aziz Kelmendi, pranë një klubi në Tiranë.

Floran Kondi (Dr. Flori)

Këngëtari i njohur Dr. Flori, pjesë e grupit ‘West Side Family’, u nda nga jeta më 17 nëntor të vitit 2014 si pasojë e një mbidoze kokaine. Artisti la pas bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët.

Ergi Dini

Fituesi i kompeticionit “XFactor 3, Ergi Dini, u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, më 21 nëntor të vitit 2016, si pasojë e një aksidenti me motor në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, së bashku me shokun e tij Kejdi Halilin 21 vjeç.

Edhe pse koha kalon këta këngëtarë vazhdojnë të mbeten në mendjen e publikut dhe sigurisht të familjarëve të tyre të cilët i kujtojnë vit pas viti.

Të fundit