Flash News

KRYESORE

Klevis Balliu rikthehet te “Astiri” pas lirimit nga gjykata

Klevis Balliu rikthehet te “Astiri” pas lirimit nga gjykata

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu pak orë pas lirimit nga gjykata është kthyer sërish te “Astiri”, duke iu bashkuar protestës së banorëve.Balliu theksoi se është gati të bëjë jo 2 por dy mijë ditë burg në mbrojtje të kauzës së tyre.

“Për ju jo dy ditë por edhe 2 mijë ditë janë pak burg për kauzën tuaj. Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të Rilindjes, si Revani Jaupi që së shpejti do të bëhet hallvë. Edi Ram dhe pinjollët e tij janë në ditët e fundit dhe kjo është arsyeja se pse tani janë më të dhunshëm me qytetarët e këtij vendi. Jam këtu për ta garantuar se nuk ka burg që na ndal. Nuk frikësohemi me shoqërime, vetëm Zoti mund të na ndalojë. Edi Rama do të na bëjë më të fortë. Edvin, siç e pe edhe vet ti dhe qeveria jote e mbaruar nuk mban dot një takim jo të kesh b… të hysh tek Unaza e Re”, tha ai.

Mesditën e sotme Gjykata e Tiranës dha masën “detyrim paraqitje” për akuzat: “Kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, të cilat Balliu nuk i ka pranuar.

Të fundit