Flash News

KRYESORE

Konfirmohet nga UEFA, shtyhet inagurimi i stadiumit “Arena Kombëtare”

Konfirmohet nga UEFA, shtyhet inagurimi i stadiumit “Arena

Afati i vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit për inagurimin e stadimit “Arena Kombëtare” ishte data 11 qershor, pikërisht ndeshja kundër Moldavisë.

Por, UEFA ka konfirmuar se për të parë skuadrën kuqezi të luajë në impiantin e ri duhet pritur akoma më gjatë edhe pse punimet në impiantin e ri kanë hyrë në një tjetër stad.

Në axhendën e sfidave për eliminatoret e Euro 2020, qeveria europiane e futbollit tregon se përballja mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pas montimit të impiantit elektrik të ndriçimit, tani ka filluar puna për dranazhimin e fushës, që i hap rrugë vënies së tapetit jeshil. Aktualisht po punohet me ritme të larta, por duhet parë nëse do të arrihet objektivi i FSHF-së, që ta ketë stadiumin gati pas 41 ditësh.

Ndërkohë, në adresën zyrtare të FSHF-së mbetet ende në fuqi ky stadium si fusha pritëse e ndeshjes së 11 qershorit.

Të fundit