Flash News

KRYESORE

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: 1 mijë euro shtesë nga rroga për mjekët dhe infermierët

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: 1 mijë euro shtesë nga rroga

Kryeministri Rama ka vendosur pagesa ekstra për të gjithë mjekët dhe inferiemrët që po përballen me epideminë e koronavirusit.

Në mbledhjen e qeverisë që po transmetohet live Rama tha, se i gjithë personeli mjekësor që nga mjekët, personeli sanitar, infermierët  dhe shoferët e angazhuar në sektorin e parë të luftës frontale me koronavirusin do të kenë një shpërblim ekstra për këtë angazhim.

“Pra nga ambulancat që marrin analizat,  tek zona e blinduar e efektivit mjekët dhe infermierët do t’i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj, deri në mbarimin e epidemisë,  sanitarët dhe shoferët 500 euro”, tha Rama.

Kryeministri ka ftuar të gjithë mjekët që kanë dalë në pension, t’i bashkohen sistemit shëndetësor, për një pagesë 1 mijë euro në muaj, përtej pensionit.

Të fundit