Flash News

Kosova

Deputetja e VV-së: Nëse nuk zgjidhet Vjosa presidente, shkojmë në zgjedhje

Deputetja e VV-së: Nëse nuk zgjidhet Vjosa presidente, shkojmë
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu foli për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente. Ajo tha për "Klankosova" se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

“Pavarësisht që afati po shkurtohet çdo javë, ne si Lëvizje Vetëvendosje nuk kemi bërë kurrë pazare politike dhe nuk do të pranojmë të bëjmë pazare politike as për çështjen e presidentit. Nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente, ne shkojmë në zgjedhje, por, tani ka parti në Kuvend të Kosovës që në rast se shkojmë në zgjedhje nuk do ta arrijnë ta kalojnë pragun”, tha Kryeziu.

Më herët kreu i LVV, Albin Kurti tha se zgjedhja e presidentes është çështje kohe, duke theksuar se Osmani është deputetja më e votuar dhe dëshiruar nga populli.

Pas votimit të qeverisë së re, postin e presidentit po e mban kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Të fundit