Flash News
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq, Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit; personazh i lakuar në dosjen "Çyrbja"
Identifikohet autori i vrasjes në Ndroq, ngjarja dyshohet se ndodhi për pazare d*oge
Vrasje në Ndroq/ Identifikohet viktima, autori lëvizte me një "Benz" të zi
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë
Qëlloi me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet 44-vjeçari në Selenicë
Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane
Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë në platformat gjermane, ka njoftuar ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, duke thënë se Republika e Kosovës nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, ashtu siç ka ndodhur më herët në Gjermani.
“Të nderuar bashkatdhetarë, për vite me radhë, Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, gabimisht në platformat e tyre, Republikën e Kosovës e kanë lidhur me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj. Falë reagimit dhe angazhimit tonë, si dhe bashkëpunimit me këto institucione bankare, Republika e Kosovës tashmë nuk figuron dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse”, ka pohuar ai.
Më tej ai ka shtuar se “nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla”.