Flash News

Kosova

Kurti: Kisha dijeni për tri atentate ndaj meje

Kurti: Kisha dijeni për tri atentate ndaj meje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ndaj tij janë planifikuar tri atentate.

Gjatë një konference për mediat, ai komentoi edhe atentatin që kishin organizuar ndaj tij, i publikuar së fundmi në media.  

 “Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni pa edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”, tha ai.

Pas publikimit të e-mail-eve të ish-drejtorit të policisë, Gledis Nano, u gjet një dokument ku Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë raportonte se kishte zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

Të fundit