Flash News

Kosova

Kurti paralajmëron sërish sulme në veri para dhe pas Vitit të Ri

Kurti paralajmëron sërish sulme në veri para dhe pas Vitit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për sulmet e vazhdueshme në veri të vendit, duke paralajmëruar sërish sulme “sidomos para dhe pas Vitit të Ri”.

“Këto metoda të sfidimit të sigurisë në Republikën e Kosovës, të cilat për pasojë kanë jo vetëm cenimin e dëmtimin e infrastrukturës vitale, shkaktimin e incidenteve ndëretnike të cilat Serbia i nxitë fort, pastaj shkaktimin e panikun në mesin e qytetarëve, e krejt në fund, edhe krijimin e një imazhi të një vendi jostabil, pritet të ndodhin edhe në të ardhmen e afërt dhe
veçmas para dhe pas Vitit të Ri”, tha ai në një konferencë për mediat. 

Kurti tha se janë të përkushtuar që këto metoda të “neutralizohen maksimalisht”, përkundër se sulme të tilla, siç tha, janë sfiduese edhe për shtete të fuqishme.

Kryeministri ka thënë se sulmi i fundit në kanalin e “Ibër-Lepencit” më 29 nëntor ka pasur qëllim ta rrezikojë sigurinë nacionale të Kosovës.

Ai ka shtuar se prapa sulmit, qëndron terroristi Milan Radoiçiq.

 

Të fundit