Flash News

Kosova

Provokim i serbëve në veri të Kosovës, shkruajnë simbolin e Putinit në automjetin e KFOR-it

Provokim i serbëve në veri të Kosovës, shkruajnë

Tensionet në veri të Kosovës nuk kanë të mbaruar, ku për t’i shtuar “benzinë” zjarrit kanë menduar serbët. Ata kanë shkruar shkronjën “Z” në një automjet të KFOR-it amerikan. 

Ky simbol që është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë ka kohë që shkruhet nëpër mure në veri të vendit. Protestuesit kanë bërë rezistencë duke bllokuar rrugën drejt selive të komunave veriore. Disa prej tyre shfaqen të maskuar.

Simboli “Z” së u pa në tanket që ishin nisur drejt kufirit të Ukrainës, disa ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, të urdhëronte pushtimin e shtetit fqinj.

Ky simbol u shndërrua shumë shpejt në simbol për mbështetjen e luftës së Putinit në Ukrainë dhe është parë e vizatuar edhe në ndërtesa të ndryshme në Komunën e Mitrovicës së Veriut, të banuar me shumicë serbe, në protestat në mbështetje të Putinit në Beograd, e në vende të tjera.

 

Të fundit