Flash News

Kosova

Takimi në Bruksel, Kurti: Lajçak dhe Vuçiç me skenar për të goditur Kosovën

Takimi në Bruksel, Kurti: Lajçak dhe Vuçiç me skenar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media tha se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, u “përball me një skenar” të të dërguarit të Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, i cili ishte koordinuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Ata kanë shkuar shumë larg me goditjen e të ardhmes së Kosovës.Në takimin trilateral, u ekspozova përballë një skenari, të cilin z. Lajçak dukej se e kishte dizenjuar kohë më parë.

Ai tregoi se e kishte prezantuar propozimin e tij për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa tha se ndaj tij Vuçiç dhe Lajçak reaguan “me të njëjtin mendim.

Presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar. Të dy thanë që ky plan është shumë jorealist.

Kurti tha se “ose do e zbatojmë marrëveshjen bazike në tërësi, ose s’mund t’i zbatojmë vetëm ato që i do Serbia”, tha Kurti.

Të fundit