Flash News

KRYESORE

KQZ hap mes akuzash 11 kuti votimi për bashkinë e Lezhë, pas kërkesës së ‘kaubojsit’

KQZ hap mes akuzash 11 kuti votimi për bashkinë e Lezhë, pas

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vënë në zbatim kërkesën e kandidatit të Partisë Konservatore, Eduard Ndocaj për të hapur 11 kuti të Bashkisë së Lezhës, pas procesit të zhvilluar në 30 qershor.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Konservatore shpjegoi se në këto qendra votimi janë vënë re më shumë vota se votues.

Kërkesa e tij u pranua që në mbledhjen e djeshme nga KQZ dhe sot janë hapur këto 11 kuti për të rinisur edhe një herë numërimin e votave.

Për këtë proces, KQZ ka ngritur ka grupe numërimin e votave, ndërsa nga ana tjetër Sekretari për Çështjet Zgjedhore të PD-së, Ivi Kaso reagoi dje duke theksuar se vendimi i KQZ-së për të hapur në Lezhë vetëm 11 kuti të sigurta dhe të paprekura nga manipulimi, do të shërbejë për të treguar se nuk ka pasur shkelje gjatë votimit.

Kaso zbulon farsën e KQZ-së: Do hapë 11 kuti në Lezhë që të tregojë që s’ka pasur manipulime

Të fundit