
Flash News
Raul Castro jep dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Komuniste në Kubë
Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
Për herë të parë pas disa muajsh, vetëm dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri
Replikë (3) me ata që lypin pare dhe thonë ‘me ju na shkon vota dam’
“Asnjë emër që ka shërbyer më parë”, ish-ministrat e Berishës që Basha ‘u bën dalje në qeverinë hije’
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nëse fiton zgjedhjet e 25 prillit, në kabinetin e tij qeverisës nuk do të ketë në përbërje asnjë nga ministrat që kanë shërbyer në qeveritë e kaluara.
Deklarata e Bashës erdhi mëngjesin e së hënës në një intervistë në ‘neës 24’, teksa shtoi se në qeverinë e tij është parashikuar të jenë persona me integritet, me profesionalizëm, që do të jenë në gjendje të mbajnë peshën e përgjegjësisë.
“Uji rrjedh, jeta rrjedh. Në qeverisjen time nuk do të ketë anëtarë të kabinetit, që kanë shërbyer në të kaluarën, por do të ketë anëtarë me integritet, me profesionalizëm, që do të jenë në gjendje të mbajnë peshën e përgjegjësisë.
Do të përbëhet nga individë, zonja e zotërinj të spikatur, në fushat e tyre profesionale, që do të bëjnë të mundur krijimin e një kulture të re politike. Kjo na karakterizon neve si ekip, por edhe mua. Politika sot është bërë një fjalë e pisët, sepse ka hyrë dhunshëm në jetën e shqiptarëve, duke rënduar problemet.
Ndërsa politika siç e shoh unë nuk mund të jetë një teatër, në kurriz të aspekteve të bashkëjetesës. Specialistët e fushave të ndryshme duhet të kenë hapësirën për të kontribuar. Ndo të thoja një ndryshim me çdo lloj përqasje ndaj qeverisjes që mund të kemi pasur në këto 30 vite, për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar”, tha Basha, i cili si duket ka vendosur të mbajë larg dikasterve të gjithë ministrat e mëparshëm që kanë shërbyer në qeverinë Berisha, apo qeveri te tjera.
Le të kujtojmë se cilët kanë shërbyer më herët si ministra në dy qeveritë Berisha, emra që sipas Bashës nëse fiton zgjedhjet, nuk do të jenë në poste ministrore.
Qeveria e parë e Sali Berishës
Sali Berisha – kryeministër
Ilir Rusmaili – zëvendëskryeministër
Besnik Mustafaj – ministër i Punëve të Jashtme
Arenca Trashani – ministre e Integrimit
Sokol Olldashi – ministër i Brendshëm
Fatmir Mediu – ministër i Mbrotjes
Ridvan Bode – ministër i Financave
Genc Ruli – ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Aldo Bumçi – ministër i Drejtësisë
Lulzim Basha – ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Genc Pollo – ministër i Arsimit dhe Shkencës
Maksim Cikuli – ministër i Shëndetësisë (2007 – 2008 Nard Ndoka) 2012 – Prill 2013 Vangjel Tavo
Koço Barka – ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Jemin Gjana – ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Bujar Leskaj – ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Lufter Xhuveli – ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
***
Qeveria e dytë e Sali Berishës (16 shtator 2009 – 10 shtator 2013)
Sali Berisha – Kryeministër
Ilir Meta- Ministër i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministër
Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit
Lulzim Basha – Ministër i Brendshëm
Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes
Bujar Nishani – Ministër i Drejtësisë
Ridvan Bode – Ministër i Financave
Petrit Vasili – Ministër i Shëndetësisë
Dritan Prifti – Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Myqerem Tafaj – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit
Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit
Ferdinand Xhaferri – Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë
Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Genc Pollo – Ministër Shteti
Me këtë renditje, rezulton se emrat e aleatëve si Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Agron Duka, apo emra të tjerë kandidatësh si Edmond Haxhinasto LSI, Petrit Vasili LSI, ndërsa nga PD emra si Ferdinand Xhaferri, Genc Ruli, Bujar Leskaj, Aldo Bumçi, Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli të angazhuar në Komisionin e Vlerësimit të kandidaturave për deputetë të PD, nuk janë emra të përllogaritur në qeverinë ‘hije’ të Lulzim Bashës.
Të fundit



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
17 Prill 2021, 10:13


Fier/ Plagosën me armë 33-vjeçarin, arrestohen tre autorët, në kërkim një tjetër
17 Prill 2021, 09:15
Pas ndryshimit në pamje, mjeku tregon ndërhyrjen që ka bërë Najada Çomo
17 Prill 2021, 08:57
Rikthehen reshjet e shiut në fundjavë, në zonat malore reshje bore
17 Prill 2021, 08:41

Vala e fshehtë e pandemisë; Rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë nga Jo-Covid |
17 Prill 2021, 08:10


Basha mesazh socialistëve: Do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve
16 Prill 2021, 22:27
Rama: LSI është një virus, ka infektuar edhe socialistët
16 Prill 2021, 22:26
Rusia publikon emrat e zyrtarëve amerikanë ndaj të cilëve ka vendosur sanksione
16 Prill 2021, 22:08
Meta e ftoi për përballje televizive, si i përgjigjet Rama
16 Prill 2021, 21:47
Rama zbërthen ftesën për Bashën: Nuk fillohet me qeverisje të zgjeruar
16 Prill 2021, 21:40

Karakteristikat e çdo shenje të horoskopit dhe përshtatshmëria me shenjat e tjera
16 Prill 2021, 21:05
Meta: Fushata nuk është e qetë, ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca
16 Prill 2021, 21:00
Gjendet i mbytur 27-vjeçari në Shkumbin, rrethanat ende të paqarta
16 Prill 2021, 20:42

Ndërron jetë aktorja britanike e "Peaky Blinders"
16 Prill 2021, 20:36