KRYESORE

Nga investigimi i ‘The Guardian’ te skandali me të dhënat e e-Albania, si po tenton PS të manipulojë votuesit pak ditë para zgjedhjeve

Nga investigimi i ‘The Guardian’ te skandali me të dhënat

Jemi vetëm pak ditë larg zgjedhjeve dhe Partitë kryesore në vend kanë nisur vrullshëm fushatën zgjedhore.

Por duket se Partia Socialiste me në krye Edi Ramën e kërkon me çdo kusht një mandat të tretë. 

Prej ditësh në Shqipëri ka një debat në lidhje me database e Partisë Socialiste, e cila ka të regjistruar të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës.

Dokumenti i publikuar nga portali Lapsi.al përmban të dhënat personale të secilit prej zgjedhësve, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.

Pas daljes së këtij lajmi, opozita ka akuzuar qeverinë Rama se i ka marrë këto të dhëna duke përdorur portalin e-Albania dhe për këtë kërkon nga SPAK që të hetohet.

Por akuzat janë hedhur poshtë nga PS-ja, duke mohuar se këto të dhëna janë marrë nga portali e-Albania, pasi sipas zyrtarëve socialistë, ai database funksionon prej kohësh në selinë e PS-së.

Investigimi i ‘The Guardian’: Politikanët shqiptarë manipulojnë me Facebook

Facebook ka lejuar vazhdimisht udhëheqësit dhe politikanët në të gjithë botën  të përdorin platformën e tij për të mashtruar publikun ose për të ngacmuar kundërshtarët. Kështu shkruan "The Guardian", e cila ka publikuar një investigim që lidhet me sjelljet manipulative të politikanëve përmes Facebook-ut.

Në shkrim përmendet edhe Shqipëria. Ish-zyrtarja e Facebook, Sophie Zhang tha për "The Guardian" se skuadra e inteligjencës së Facebook "gjeti prova se rrjeti shqiptar, i cili po prodhonte komente të rreme, ishte i lidhur me individë në qeveri dhe më pas hoqi çështjen".

Ajo shtoi se Facebook u zotua se do të luftonte manipulimin politik të mbështetur nga shteti, pas zgjedhjeve amerikane të 2016-ës, kur agjentët rusë përdorën llogari të rreme për të mashtruar dhe përçarë votuesit amerikanë.

"Por kompania ka dështuar në mënyrë të përsëritur të ndërmarrë veprime në kohë kur u paraqiten prova të manipulimit dhe abuzimit nga udhëheqësit politikë në të gjithë botën", shtoi ajo.

PS 40 mijë dollarë për sponsorizime në rrjete sociale

Drejtuesi i KRIIK Albania, Premto Gogo u shpreh disa ditë më parë se partitë politike janë duke i kushtuar shumë rëndësi rrjeteve sociale për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Për A2, ai zbuloi se vetëm në faqen zyrtare të Partisë Socialiste janë shpenzuar deri në 40 mijë dollarë për sponsorizime në tre muajt e fundit.

Tashmë jemi të shurdhuar më shumë nga propaganda. Prej janarit deri në muajin mars, Partia Socialiste, faqja zyrtare e saj në Facebook, ka harxhuar nga 20 deri në 40 mijë dollarë vetëm për sponsorizime, pa futur këtu kandidatë apo faqe të tjera që janë të treta.

Kjo është një fushatë negative, sidomos mazhoranca, pasi PD dhe LSI i kanë shumë herë më të ulëta tarifat e deklaruara. Mazhoranca i kushton një rëndësi shumë të madhe pjesës së bombardimit të rrjeteve sociale”, u shpreh Gogo.

Të fundit