Flash News

KRYESORE

KE reagon për 'Diellën' në Politiko: Nuk gjykojmë përbërjen e qeverisë, por standardet do vlerësohen nga afër

KE reagon për 'Diellën' në Politiko: Nuk gjykojmë

Suela Gjidede

Komisioni Evropian ka reaguar në një përgjigje zyrtare në Politiko.al lidhur me debatet e fundit në Shqipëri për emërimin e ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella.

Brukseli ka theksuar se nuk komenton për përbërjen e qeverive të vendeve kandidate, por pohon se fokusi i KE mbetet tek standardet e pranimit dhe veçanërisht tek lufta kundër korrupsionit.

Nuk komentojmë për përbërjen e qeverive,” thuhet në përgjigjen e KE-së për Politiko.al. 

“Në Shqipëri, përpjekje të mëtejshme janë ende të nevojshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të rëndë dhe të organizuar dhe pastrimit të parave,” thuhet më tej në deklaratë.

KE nuk ka dhënë një vlerësim të drejtpërdrejtë për ndikimin e emërimit të ministres së re në progresin e vendit drejt integrimit, duke theksuar se “në këtë fazë nuk mund të gjykojmë se si ky njoftim do të ndikojë në progresin e Shqipërisë në këtë drejtim.”

Sakaq, Komisioni ka vënë në dukje se administrata publike dhe antikorrupsioni mbeten një portofol i dedikuar në qeverinë e sapo shpallur, dhe ka konfirmuar se “antikorrupsioni do të vlerësohet nga afër si pjesë e raportit të vlerësimit të përkohshëm të standardeve, dhe çdo përpjekje në këtë drejtim vlerësohet.”

Reagimi i plotë:

Ne nuk komentojmë për përbërjen e qeverive.

Lufta kundër korrupsionit është në zemër të procesit të pranimit pasi është pjesë e Bazave.

Në Shqipëri, përpjekje të mëtejshme janë ende të nevojshme në luftën kundër korrupsionit, krimit të rëndë dhe të organizuar dhe pastrimit të parave.

Në këtë fazë nuk mund të gjykojmë se si ky njoftim do të ndikojë në progresin e Shqipërisë në këtë drejtim.

Gjithashtu, ne vërejmë se administrata publike dhe antikorrupsioni mbeten një portofol i dedikuar në qeverinë e sapo shpallur.

Antikorrupsioni do të vlerësohet nga afër si pjesë e raportit të vlerësimit të përkohshëm të standardeve, dhe çdo përpjekje në këtë drejtim vlerësohet.

Ky reagim vjen në një moment kur emërimi i ministres së Inteligjencës Artificiale ka ngjallur debat publik për transparencën, kompetencat dhe rolin e saj në qeveri, ndërsa Shqipëria vijon rrugën drejt integrimit evropian./ Politiko.al

Të fundit