Flash News

KRYESORE

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
 

■ Pak para nisjes së ditës së pestë radhazi të protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, policia blindoi disa nga akset kryesore me qëllim parandalimin e hyrjes së qytetarëve në Tiranë për t`iu bashkuar protestës 'elementet problematikë' që posedojnë sende të forta.

 Tension, gaz lotsjellës dhe shoqërime: Marshim-protesta ndryshe në ditën e pestë për Klodian Rashën. Dje (13 dhjetor) protestuesit bënë një marshim proteste në zona të ndryshme të kryeqytetit me pankarta, thirrje e gjeste simbolike. 
 
 Situata e Covid-19 vijon të jetë shqetësuese në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit (13 dhjetor) janë shënuar 14 viktima dhe 788 raste të reja me koronavirus.

■ Covid-19 i merr jetën mjekut anestezist, Mihal Kerci. Meta dhe Basha mesazhe ngushëllimi: Humbje e rëndë! Të merren urgjent masa, për të siguruar vaksinën. Ish-ministri i Shëndetësisë ngreh alarmin: Shqipëria me numrin më të lartë të mjekëve të humbur, në botë.

■ Shkatërrimi i selisë së PS gjatë protestës në Shkodër, nën hetim Voltana Ademi, 45 protestues dhe 2 punonjës zjarrëfikëse. Ademi akuza Policisë së Shtetit: Vepruan me 40 minuta vonesë! PD s'ka organizuar asnjë protestë.

E lidhur: Gjonaj: Ademi, të mbajë përgjegjësi! 4 vjet burg për këdo që nxit të miturit për akte dhune.

■ Zëri i Amerikës publikon pamjet: Si u sulmua godina e Partisë Socialiste në Shkodër.

■"Hajdutët e Fatkeqësisë!" Rama i kundërpërgjigjet PD-së: Qentë le të lehin karvani do të ecë më shpejt përpara!

 

Të fundit