Flash News

KRYESORE

Prapaskenat / Rama “fut” në qeveri ish-zëdhënësen e Lulzim Bashës

Prapaskenat / Rama “fut” në qeveri

Duket se ka kaluar pa shumë zhurmë mediatike, por kryeministri Edi Rama ka “futur” në qeverinë e re një figurë të njohur nga kampi opozitar, ish-zëdhënësen e Lulzim Bashës, Anila Bisha.

Prapaskenat / Rama “fut” në qeveri

Jo përmes një dekreti apo emërimi formal, por përmes një avatari digjital: Diella, ministrja virtuale e platformës e-Albania.

Në një konfirmim ekskluziv për Politiko.al, Anila Bisha ka deklaruar se është ajo që qëndron pas figurës vizuale të Diellës, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një frymëzim të rastësishëm, por për një marrëveshje të mirëfilltë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit AKSHI.

“Jam unë që kam pranuar të jem imazh i e-Albania dhe për këtë kam një kontratë deri në dhjetor të 2025,” ka deklaruar aktorja.

Ky detaj, që deri më tani kishte mbetur në hije, hedh dritë mbi një strategji më të sofistikuar të Ramës për të riformatuar komunikimin institucional: duke përfshirë figura të njohura, madje edhe nga radhët e ish-bashkëpunëtorëve të opozitës, në projekte që mbajnë vulën e qeverisë.

Anila Bisha, e cila ka shërbyer si zëdhënëse e Lulzim Bashës në vitet e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, është rikthyer në skenën publike jo si aktore, por si fytyra e një ministre digjitale që përfaqëson administratën publike në komunikimin me qytetarët. S.Gj

 

Të fundit