Flash News

KRYESORE

Diella nuk është thjesht një avatar, aktorja e njohur konfirmon në Politiko: Unë jam imazhi i ministres virtuale

Diella nuk është thjesht një avatar, aktorja e njohur konfirmon

Suela Gjidede

Pas shumë spekulimeve në publik dhe rrjete sociale, aktorja e njohur Anila Bisha ka konfirmuar për Politiko.al se është ajo që qëndron pas figurës vizuale të ministres virtuale “Diella”, pjesë e platformës digjitale e-Albania.

Diella nuk është thjesht një avatar, aktorja e njohur konfirmon

"Po, unë jam", konfirmon Bisha në një reagim të qartë dhe të drejtpërdrejtë për Politiko.al.

Aktorja e njohur ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për një frymëzim, por për një marrëveshje të mirëfilltë me institucionin që ka krijuar avatarin.

"Nuk është frymëzuar, por jam unë që kam pranuar të jem imazh i e-Albania-s dhe që për këtë kam një kontratë deri në dhjetor të 2025", tha Bisha.

Ky konfirmim vjen në një moment kur figura e Diellës ka marrë vëmendje të madhe, edhe për pamjen e saj të veçantë, që përfaqëson një grua shqiptare me veshje tradicionale të Zadrimës.

Diella nuk është thjesht një avatar, aktorja e njohur konfirmon

Ajo sqaron se avatari i Diellës u krijua në bashkëpunim me AKSHI-n.

"Avatari im është krijuar me bashkëdakordësi me Akshin!", thekson më tej Anila Bisha. 

Kujtojmë se aktorja Bisha, për disa vite, ka qenë edhe zëdhënëse e Bashkisë së Tiranës, gjatë mandatit të Lulzim Bashës.

Gjithësesi, përzgjedhja e një figure të njohur si Anila Bisha për të përfaqësuar këtë avatar digjital duket se ka qenë një vendim i qëllimshëm për të kombinuar teknologjinë me kulturën dhe artin shqiptar.

Aktorja, e njohur për rolet e saj në kinematografi dhe teatër, është një nga figurat më të dashura për publikun për dekada me radhë. Politiko.al 

Të fundit