Flash News

KRYESORE

PS dhe PD mbyllin fushatën elektorale, ku dalluan mitingjet e Ramës dhe Bashës

PS dhe PD mbyllin fushatën elektorale, ku dalluan mitingjet e Ramës

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë përmbyllur pas një muaji fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit.

Thuajse në të njëjtën kohë, pasditen e 24 prillit, PS dhe PD mbyllën fushatën në dy qytete të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Vlorën, njëri nga qytetet ku veç Durrësit, kandidon si deputet, ndërsa kreu i opozitës, Lulzim Basha Tiranën, ku pritet të votohet për deputet.

PD e mbylli aty ku edhe nisi takimet elektorale, në sheshin ‘Nënë Tereza’, i mbushur nga mijëra mbështetës të PD që qëndronin jashtë makinave, ashtu si një muaj më parë kur u çel fushata.

Takimi nisi me himnin kombëtar të kënduar nga tenori Kastriot Tusha, cili i la më pas fjalën Lulzim Bashës për mesazhet e fundit përpara ditës së diel, pasi 24 prilli konsiderohet heshtje zgjedhore.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Basha tha se dita e diel është dita e ndryshimit dhe fitores më të bukur. Kreu i opozitës gjithashtu tha se nuk është më koha për të qarë, sepse ‘të dielën të gjithë bashkë me votën për numrin 9 do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë’.

Ajo që ra në sy ishte pjesëmarrja për herë të parë në fushatë e ish-kryeministrit dhe ish liderit të PD, Sali Berisha. Ai ka qenë i pranishëm në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike në sheshin "Nënë Tereza" në kryeqytet, pasi nuk merrte pjesë në aktivitetet me grumbuj njerëzish, për shkak të situatës së Covid-19.

Po ashtu, e pranishme ishte edhe bashkëshortja e Bashës, Aurela Basha.  

Fushata e PS

Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë. Me mijëra të pranishëm, Rama e hapi mitingun me një 18-vjeçare e cila voton për herë të parë, e të cilës 8 vite më parë i premtoi ndryshimin të Vlorës.

PS dhe PD mbyllin fushatën elektorale, ku dalluan mitingjet e Ramës

Ndërsa u transmetua një video e shkurtër e fushatës së Ramës në Vlorë në vitin 2013, Rama tha se e kishte mbajtur premtimin që i kishte bërë 18-vjeçares kur ishte 10 vjeç.

Pjesa tjetër e fjalës së Ramës u dominua te denigrimi, ironizomi dhe sulmi ndaj kundërshtarëve, duke u ndalur në emra konkretë, duke nisur me presidentin Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Emra këto që i ka lakuar përgjatë gjithë fushatës elektorale, duke i cilësuar si fantazma të së shkuarës.

U vu re në mitingun e PS edhe fakti se pranë podiumit ishin vendosur dy makina të shkatërruara me logon e PD dhe LSI, një mënyrë për të denigruar kundërshtarët e saj politik në zgjedhjet e 25 prillit.

Në mbyllje të fushatës, Rama thirri familjen e tij në skenë ku një përshëndetje nuk mungoi as nga djali i tij i vogël Zaho, i cili tha "Unë e dua Vlorën".

PS dhe PD mbyllin fushatën elektorale, ku dalluan mitingjet e Ramës

 

Të fundit