Flash News

KRYESORE

Rama mesazh Bashës pas fitores së PS, i shtrin dorën e bashkëpunimit: Pranoje humbje me dinjitet, jeni opozita jonë e vetme

Rama mesazh Bashës pas fitores së PS, i shtrin dorën e

Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë një mesazh liderit të opozitës, Lulzim Basha pas fitores së PS një mandat të tretë qeverisës.

 Gjatë fjalës së tij të parë pas fitores në sheshin Skënderbej, Rama i kërkoi Bashës ta pranojë humbjen me dijinitet, ndërsa i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit.

Basha dhe PD bëri fushatën më të mirë në historinë  humbjeve të tyre. Ata ishin më skuadër se në gjitha herët e tjera dhe përtej ndonjë eksesi tradicional gjërat që e dëmtuan forcën e tyre, demokratët ishin kundërshtarët jo edhe aq të lehtë këtë herë që meritojnë respekt.

U them sinqerisht se më shumë se kaq nuk bënin dot, madje bënë më shumë se bënin normalisht se të mundësh është po aq e pamundur sa të mundësh Milanin, Interin apo Barcelonën. Ky ishte viti ekskluziv i socialistëve.

Mesazhi im për Bashën është ky: Pranoje humbjen me dinjitet dhe me bindjen se nuk bërë cfarë deshe por cfarë munde. Mospranimi në kohën e duhur i humbjes aspak turpëruese e zvogëlon përmasën e rezultatit që PD arriti të dielën përballë një makinerie fitoreje të PS.

Miq demokratë, ne jemi më të mirët, ju jeni pas nesh, ky është fakt dhe faktet pranohen. Nëse do jetë Basha apo jo drejtues i PD në 4 vitet e ardhshme është puna juaj, por me apo pa të e kemi të qartë se opozita jonë e teme është PD.

Fitorja jonë e madhe na e bën më të madh detyrimin që ti shtrijmë dorën e bashkëpunimi konkret, demokratik pa asnjë paragjykim PD. Dua të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve.  Dua që Shqipëria të ngjitet në majën që deshi”, tha Rama.



Të fundit