Flash News

KRYESORE

Shteti në duart e AI-së: Rama i beson “Diellës” tenderat, shëndetësinë dhe tatimet

Shteti në duart e AI-së: Rama i beson “Diellës”

Kuvendi do të jetë nesër në një seancë maratonë ku Rama, do të prezantojë programin qeverisës së PS të titulluar “Shqipëria 2030”, i njëjti slogan me të cilin bëri fushatën e 11 Majit.

Në pritje të prezantimit nga kreu i qeverisë, sot, është publikuar program qeverisës 2025-2029.

Ajo që bie në sy është pesha dhe rëndësia që Rama ka vendosur t’i japë eksperimentit që e prezantoi me shumë bujë kur shpalli emrat e kabinetit të ri qeveritar. Diella, ministrja virtuale për të cilën do të jetë përgjegjës vetë Rama, nuk është thjesht një ministre e kabinetit të tij.

Në programin qeverisës, Diellës i janë besuar shumë sektorë duke filluar nga administrata publike, tek tenderat (qëllim primar për të cilin Rama e bëri pjesë kabineti), qytetarët, shëndetësia, bujqësia, bizneset.

Në mandatin e ri 4-vjeçar, Rama synon transformimin e e-Albania 2.0 sipas modelit “life events”, duke ofruar shërbime të personalizuara sipas rrethanave të jetës së çdo qytetari.

Kështu, Rama planifikon ta shndërrojë Diellën “në asistenten personale të çdo qytetari dhe biznesi, duke e udhëhequr hap pas hapi në marrjen e shërbimeve elektronike dhe në plotësimin e aplikimeve në e-Albania.”

Madje edhe shërbimet publike në nivel vendor, do të na i ofrojë Diella.

Qeveria planifikon “krijimin e një sistemi tërësisht të automatizuar të prokurimeve publike me Inteligjencë Artificiale, të ndërveprueshëm edhe me sistemet e Bashkimit Evropian, duke eliminuar korrupsionin, abuzimet dhe ndërhyrjen njerëzore.”

Ky hap i marrë nga qeveria Rama ka ngjallur debate jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Edhe pse Diella është parë si inovacion, sërish ka ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe efikasitetin në luftën ndaj korrupsionit të tenderave.

AI do të zbatohet edhe në Shëndetësi, ku qeveria ka në plan të krijojë Dosjen Elektronike Shëndetësore për çdo qytetar, pa dhënë më shumë detaje.

“Përdorim inteligjencën artificiale në radiologji për të analizuar imazhet mjekësore në mënyrë të automatizuar, duke ndihmuar mjekët të identifikojnë me shpejtësi dhe saktësi diagnozat (si kanceret në faza të hershme, anomalitë pulmonare apo sëmundjet kardiake), duke ulur normën e gabimeve dhe duke rritur cilësinë e shërbimit shëndetësor”, thuhet në programin qeverisës së PS.

Pra, Ai do të përdoret nga mjekët për të diagnostikuar “saktësisht” sëmundjet.

Inteligjenca Artificiale do të gjejë zbatim edhe artificiale në sistemet tatimore dhe doganore. PS kërkon që me AI “të identifikojë anomalitë, duke rritur transparencën, ulur evazionin dhe përshpejtuar procedurat për qytetarët dhe bizneset.”

AI do të përdoret edhe mbi të dhënat bujqësore, meteorologjike dhe satelitore, 

Në letër, Diella duket si shpëtimtarja digjitale e shtetit shqiptar. Por, në realitet, një program qeveritar që i jep gjithë pushtetin një ‘ministreje virtuale’ ngre më shumë dyshime se shpresa: kush do ta kontrollojë algoritmin, kush do të garantojë transparencën, kush do të mbajë përgjegjësi për abuzimet?

Nëse Rama e sheh të ardhmen te një ministre artificiale, qytetarët kanë ende pyetje shumë reale për korrupsionin, shëndetësinë dhe tenderat. Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër fasadë, por për llogaridhënie.

Të fundit