Flash News

KRYESORE

Skandal në Universitetin e Shkodrës, abuzimet me tendera çojnë në masa disiplinore 20 punonjës

Skandal në Universitetin e Shkodrës, abuzimet me tendera

Një hetim nga Agjencia e Prokurimeve Publike (APP), i nxitur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar shkelje serioze në procedurat e prokurimit publik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Si pasojë, janë propozuar masa disiplinore ndaj 20 punonjësve të këtij institucioni. 

Në dokumentin e APP që daton 9 shtator 2025 theksohet se abuzimet u konsatuan në 9 tendera, konkretisht pesë në furnizime publike, një në punë publike dhe tre në shërbime publike.

"Autoriteti Kontraktor nuk ka vepruar në përputhje me nenin 78 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", i ndryshuar, lidhur me argumentimin e specifikimeve teknike, në procedura prokurimi audituara.
 
Nuk ka vepruar në përputhje me nenin 55, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", i ndryshuar, lidhur me hartimin e kritereve të veçanta të kualifikimit për përvojën mëparshme, në procedura prokurimi të audituara.
 
Nuk ka vepruar në përputhje me nenet 92 të Ligjit Nr. 162, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar,
dhe 82, pika 2 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 285, datë 19.05.2021 "Për miratimin e rregullave të prokurimit publik", i
ndryshuar, lidhur me vlerësimin e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, në procedura prokurimi të audituara". S.GJ

Skandal në Universitetin e Shkodrës, abuzimet me tendera

 

 

Të fundit