Flash News

KRYESORE

Kufiri Shqipëri-Kosovë, ministri Lleshaj: Hiqen kontrollet e dyfishta

Kufiri Shqipëri-Kosovë, ministri Lleshaj: Hiqen kontrollet e dyfishta

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar për heqjen e kontrollit të dyfishtë në kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës. Me anë të disa postimeve në ‘Tëitter’, Lleshaj deklaron se vendimi është miratuar dje ngas qeveria shqiptare, dhe se policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë - një kontroll.

Ministri thotë se hapa të tjerë do të ndërmerren për të lehtësuar lëvizjen e lirë midis shteteve.

“Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë - një kontroll. Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq. Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht evropiane në kufirin Shqipëri – Kosovë”, shprehet Lleshaj.

Të fundit