Flash News

KRYESORE

Liroi të arrestuarin për 5 tonë drogë, nis verifikimi për gjyqtarin e Vlorës

Liroi të arrestuarin për 5 tonë drogë, nis verifikimi

 Një ditë më parë kryetari i Gjykatës së Vlorës u ankua se “peshkaqenët” kishin çarë rrjetën” e drejtësisë, diku iu referuar ngjarjes më të fundit në gjykatën e tij. Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimin ndaj një gjyqtari të Gjykatës së Vlorës, Arqile Basho, i cili mori vendim për lirimin e Rakip Arapajt, i arrestuar për sekuestrimin e 5 tonëve drogë në Llakatund të Vlorës. Veprimi u ndërmor pas rastit të bërë publik në media. Gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës të 14 korrikut 2017 në fshatin Llakatund të Vlorës u sekuestruan gati 15 ton drogë  në tre banesa. Më 17 korrik Gjykata e Vlorës  vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 8 nga 9 të arrestuarit lidhur me ngarkesen e madhe te droges se sekuestruar.  Në arrest me burg u lanë dhe kryeplaku i fshatit Balil Gjata, Myzafer Tushaj, Ervin Tushaj, Rakip Arapaj, Kudret Tushaj, Elion Tafili.Gjykata la në burg edhe inspektorin e policisë Lirim Lamaj së bashku me të vëllanë Astrit Lamaj. Më vonë Gjykata e Vlorës bëri rivlerësim të masës së sigurisë duke e lënë arrest shtëpie, Rakip Arapajn kundrejt garancisë prej 1 milion lekësh të reja.

Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi” thuhet në njoftimin e KLD-se.

 

Të fundit