Flash News

KRYESORE

Lorenc Vangjeli: Do të kemi dy palë zgjedhje

Lorenc Vangjeli: Do të kemi dy palë zgjedhje

Analisit Lorenc Vangjeli, i pyetur në emisionin “Opinion” rreth zgjedhjeve të 30 qershorit, u shprej se në këtë datë nuk do të ketë zgjedhje, por votime. Vangjeli gjithashtu parashikoi se do të kemi dy palë zgjedhje dhe ndoshta në vjeshtë edhe surpriza të tjera.

“Do ketë dy palë zgjedhje, Rama në 30 qershor që nuk i shmang dot. Ato nuk janë tamam zgjedhje, janë votime. Por zgjedhjet do jenë dhe në vjeshtë. Do t’ju kujtoj precedentin e ‘96, ku u ripërsëritën shumë zona. Ndoshta në vjeshtë do te kemi dhe surpriza të tjera”, tha analisti.

Të fundit