Flash News

E-TJERA

Lubonja: 4 milionë euro për koncertin janë shkelje e Kushtetutës

8678678678678.jpg

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet politike në vend, ndërsa protestat kundër kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në ditën e 41-të. I ftuar në studion e lajmeve të News24, ai tha se pakënaqësia qytetare lidhet me mënyrën se si, sipas tij, po qeveriset vendi dhe me vendime që i cilësoi arbitrare.

Duke u ndalur te vendimi i qeverisë për akordimin e 4 milionë eurove për organizimin e një koncerti, Lubonja e konsideroi atë një shkelje të Kushtetutës dhe një tregues të përqendrimit të pushtetit.

"Qytetarët protestojnë kundër arrogancës dhe zhvatjes. Nuk jemi për instalimin e një diktature revolucionare dhe as për përdorimin e dhunës. Kërkojmë zgjedhje të lira. Rama ka shkelur Kushtetutën duke dhënë 4 milionë euro për një koncert dhe nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga kjo protestë", u shpreh ai.

Lubonja kritikoi gjithashtu deputetët dhe ministrat e mazhorancës, duke vënë në pikëpyetje rolin e institucioneve në kontrollin e ekzekutivit.

"Çfarë deputetësh dhe çfarë ministrash janë ata? Shqipëria turpërohet nga ky akt, sepse tregon se nuk është një demokraci ku vendos populli, por një autokrat që i jep 4 milionë euro një kompanie private. Ky duhet të frenohet nga Parlamenti, opozita dhe drejtësia", deklaroi analisti.

Të fundit