Flash News

KRYESORE

Marrëveshja për detin, ministri i Jashtëm grek ndryshe nga Rama: Ligji nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi dhe miratimi të palëve të treta

Marrëveshja për detin, ministri i Jashtëm grek ndryshe nga Rama:

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili teksa ndodhej pak ditë më parë në një vizitë zyrtare në Athinë si kreu i OSBE, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias tha se për çështjen e marrëveshjes së detit me fqinjët nuk nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta.

Duke folur për mediat greke, Dendias tha se shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje fillimisht në Jon.

"Qëllimi ynë është që gradualisht të caktojmë kufijtë, gjithmonë në kuadrin e së Drejtës Ndërkombëtare, të gjitha zonat tona detare, në konsultim të plotë, aty ku kërkohet, me fqinjët tanë. Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, situata është e përshtatshme që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm.

Shërbimet kompetente të Ministrisë së Punëve të Jashtme po përpunojnë lëvizjet e nevojshme për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje në Jon fillimisht, ndërsa do të ketë përgatitje për zona të tjera për t'u ndjekur. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta ", u shpreh Denidas.

Kujtojmë se Rama deklaroi nga Athina  se çështja e detit që rrezikon kufirin e Shqipërisë, duhet të zgjidhet me palë të treta ose me anë të gjykatave ndërkombëtare. Sipas tij, vetëm kështu do të shmangen akuzat e padrejta politike në të dy vendet.

Gjatë Konferencës për Ballkanin Perëndimor, Rama shtoi se se pretendimi i Greqisë për të shtyrë kufirin detar në Jon deri në 12 milje, është një e drejtë e saj që bazohet në Konventën Ndërkombëtare.

Të fundit