Mirëmëngjes
“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]
■ Zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik. Gjiknuri: Nëse ka vullnet konsensusi për reformën Zgjedhore mund të arrihet deri në 31 maj, Hajdari: Kam besim për ndryshim sistemi'; 3 kushtet e opozitës
■ Ka mbërritur dje në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion dosja e tenderave të kryera nga Ministria e Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë. Tenderat u denoncuan fillimisht nga Partia Demokratike dhe u cilësuan si sekretë, ndërsa u hodh poshte kjo akuzë nga mazhoranca.
■ Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, që ka pasur kontakt të ngushtë me një të infektuar me coronavirus, është bërë shkak që kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti të vetizolohet. Lajmin e ka bërë me dije vetë Kurti, përmes një reagimi në profilin e tij zyrtar në facebook.
■ Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare akademiku i njohur, njëherësh ish-kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj. Meta: Humba një mik të vjetër
■ Dje nisi një tjetër varg lehtësirash nga qeveria, pas kufizimeve të vendosura si masa parandaluese ndaj virusit covid-19. Rinisën punën klinikat dentare, qendrat tregtare, parukeritë, berberët etj. por duke respektuar një protokoll të caktuar masash higjieno-sanitare, ndërsa mbeten zona të kuqe vetëm qytetet që vazhdojnë të kenë ende aktive vatrat covid-19, si Tirana, Durrësi, Kruja.
■ Kryeministri Edi Rama ka sqaruar procedurat për aplikimin online në e- Albania për kartat ID dhe pasaportat.
Për kartë ID dhe pasaportë tani mund aplikohet online në e-Albania dhe kështu shmanget humbja e kohës në sportele.
■ Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar kalendarin e riatdhesimeve për datat 14 deri në 20 Maj, për të gjithë shqiptarët e bllokuar jashtë shtetit, por edhe anasjelltas.
Zvicra është një tjetër shtet që i shtohet listës së fluturimeve për riatdhesim, që do të kryhen gjatë këtyre dy javëve.