Flash News

KRYESORE

Meta sfidon Ramën: Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit

Meta sfidon Ramën: Të hiqet taksa në Rrugën e Kombit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka insistuar në qëndrimin e tij se taksa në Rrugën e Kombit duhet të hiqet.

Gjatë një interviste në RTV Dukagjini, Meta deklaron se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.

“Kjo rrugë është investim monumental. Fakti që kjo rrugë është bërë, ka ndodhur një gjë e jashtëzakonshme mes Shqipërisë dhe Kosovës. Po të mendojmë se ku ishim para njëzetë apo dhjetë vitesh kur 90% e shqiptarëve duhet të udhëtonin nga Maqedonia për të ardhur në Kosovë, apo për të shkuar në Shqipëri”, tha ai.

Presidenti tha se është momenti që të rivlerësohet taksa e Rrugës së Kombit, e jo të vendosen reciprocitete Kosovë-Shqipëri.

“E kam theksuar dhe e theksoj. Edhe sikur asnjë lekë të mos paguaj njeri, boll fakti që duhet të ndaloj aty dikush që udhëton, nga ana psikologjike është bezdisëse. Aq më tepër që bëhet fjalë për një trafik të madh në sezonet pranverë, verë dhe vjeshtë. Të gjendet çdo mënyrë për t’u larguar taksa në Rrugën e Kombit. Ka qenë qëndrimi i imi edhe në të kaluarën dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”, tha Meta.

Të fundit