Flash News

KRYESORE

Mjekët dhe infermierët shqiptarë në Itali, Di Maio: Shqipëria dha leksion solidariteti

Mjekët dhe infermierët shqiptarë në Itali, Di Maio:

Në Itali vijojnë t`i bëjnë jehonë të madhe ndihmës me 30 mjekë dhe infermierë, që Shqipëria i dërgoi një ditë më parë për t`u përballur në vijën e parë të frontit në spitalet e vendit fqinj me të sëmurët nga koronavirusi. Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ka publikuar një video mbrëmjen e të dielës ku shpreh përsëri falenderimin ndaj Shqipërisë.

“Egoizmi nuk na takon ne. Nga Shqipëria një mësim solidariteti. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama. Këto janë vlera themelore që Evropa duhet t`ua transmetonte atyre që janë në vështirësi”, shkruan Di Maio.

Shqipëria nisi një ditë më parë 30 mjekë dhe infermier, të cilët u shpërndanë në rajonin e Lombardisë ku së bashku me mjekët dhe infermierët italianë do të ndihmojnë në përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

https://www.facebook.com/LuigiDiMaio/videos/216365379582734/

Të fundit