Flash News

KRYESORE

Moderatorja heq dorë nga natyraliteti

Moderatorja heq dorë nga natyraliteti

Moderatorja nga Kosova, Elita Rudi, është një nga personazhet publike që i ka qëndruar thuajse përherë natyralitetit. Vetëm njëherë ka rrezikuar dhe ka lyer flokët bionde, gjë e cila nuk zgjati shumë.

Por disa muaj pas lindjes, ku edhe solli në jetë djalin e saj, Zërin, Elita Rudi ka vendosur të rikthehet gradualisht në jetën publike. Këtë e ka bërë duke krijuar kanalin e saj në Youtube. Gjithashtu, ka prezantuar dhe linjën e saj të veshjeve që u përdoren në fund të festave të fundvitit.

Në videon e radhës, Elita tregon se si ka ndryshuar ngjyrën e flokëve duke përdorur nuanca më të hapura. Procesin e lyerjes e ka realizuar me të famshmin Kacin dhe gjithë procedurën e ka postuar në videon e saj në YouTube.

Të fundit