Flash News

KRYESORE

“Mos u besoni teorive konspirative”, Idris Elba flet pas infektimit me COVID-19

Idris Elba ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe së fundmi ka treguar se është shumë mirë. Përveç kësaj, aktori u bëri thirrje fansave që të mos përhapin teori konspirative. Përmes një video në Twitter, aktori u shpreh duke thënë: “Ju lutem djema, nuk është koha tani. Njerëzit duhet të dinë fakte, duhet të dinë të vërtetën që të mbrojnë veten.” Në një prej këtyre teorive konspirative – që u shpërnda nëpër rrjete sociale – theksonte se njerëzit me ngjyrë nuk prekeshin nga Covid-19. “Është e rrezikshme të thuash diçka të tillë,” shtoi aktori. Idris Elba ka treguar se nuk kishte simptoma dhe u prek nga koronavirusi pasi kishte qenë në kontakt me dikë të testuar pozitiv.  Ai u shpreh se “përgjithësisht ndihet mirë” dhe ka simptoma të lehta, si ethe. “Unë kam pasur probleme me astmën, por koronavirusi nuk më solli asnjë problem.”

Të fundit