
'Narrativa boshe' e Ramës dhe nevoja e artikulimit ideologjik të PD

Altin Gjeta
Pas tri dekadadave tranzicion Shqipëria ka arritur të shëndërrohet nga një regjim Stalinist në një regjim apolitik, të mbyllur, ku sundon një rreth i ngushtë njerëzish, çka për rrjedhojë na ka çuar drejt një krize të thellë përfaqësimi, kolapsi institucional dhe kushtetues. Kjo ka ardhur si rezultat i prevalimit të ‘politikës’ me të cilën studiuesja e teroisë së demokracisë, Chantal Mouffe, kupton dimensionin e brendshëm antagonist të raporteve njerëzore mbi ‘politikat’, tërësinë e praktikave, diskurseve dhe institucioneve që synojnë krijimin e kushteve për bashkëekzistencë paqësore mes sistemeve të ndryshme të vlerave dhe koncepteve mbi atë se çfarë është e mirë apo e moralshme në një shoqëri pluraliste.
Hapsirën e ‘politikave’ në jetën publike post-komuniste shqiptare e ka zënë diskursi apolitik i lidershipit i cili nuk ka synuar mobilizimin e qytetarëve rreth alternativave reale, të majta apo të djathta, por rreth konstruktimit imagjinar të kundërshtarit politik si ‘armik’ (p.sh berishizmi, neo-komunizmi) të rrezikshëm dhe të papajtueshëm, me të cilin asesi nuk mund të negociohet dhe se në instancë të fundit duhet të eleminohet tërësisht nga skena politike. Për më tepër, mungesa e alternativave ideologjike e ka varfëruar jetën publike nga idetë e larmishme, dhe për më keq, e ka shëndërruar sferën politike në një domen tërësisht të ndarë nga qytetarët, të izoluar dhe minsterioz i cili besohet gjerësisht se nuk i shërben interesit publik, por interesave okulte të klasës politike e cila arrin konsensuse afatshkurtra në shërbim të ruajtjes së status quo-së.
Kjo qasje vertikale ka krijuar për pasojë realitete apolitike çka mendoj se ka minuar pjesmarrjen dhe ankorimin e qytetarëve rreth platformave të qarta ideore – duke sjellë apati të përgjithshme – pasi sipas Hannah Arendt artikulimi politik është parakushti i ndërtimit të një demokracie pjesëmarrëse në themel të së cilës qëndron liria politike. Në mungesë të kësaj të fundit, qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të largohen nga vendi në kërkim të hapësirave të munguara dhe alternativave përfaqësuese.
Në këtë kontekst, gjykoj se bash për këtë, më shumë se kurrë lypet kthimi i ‘politikave’ në hapësirën publike si tërësia e praktikave dhe diskurseve ideologjike të cilat mobilizojnë qytetarët rreth ideve me të cilat ato indentifikohen. Kjo do të kërkonte që së pari, antagonizmi të pranohej si element i natyrshëm mes palëve politike dhe së dyti, është jetik transformimi i tij nga përplasje mes ‘armiqsh’ në një debat legjitim rreth ideve dhe alternativave sesi vendi mund të qeveriset më mirë; p.sh si duhen mbledhur dhe rishpëndarë të ardhurat, si duhen konceptuar reformat sektoriale në arsim, shëndetësi, politikë të jashtme, rendin publik, sigurinë, etj. Së treti, kundërshtarët politikë do të duhet të bien dakord mbi disa norma universale të demokracisë liberale, si garantimi i lirive politike dhe barazisë për të gjithë.
Prej këtej, mendoj së artikulimi ideologjik do të dekonstruktonte narrativën boshe apolitike e cila ka arritur zenitin nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Asgjë nuk do t’i shërbente më shumë interesit publik dhe themelimit të demokracisë pjesëmarrëse sesa pozicionimi i qartë ideor, le të themi i Partisë Demokratike përkundrejt propagandës hegjemonike të mazhorancës aktuale e cila ka synuar dhe synon të krijojë atë çka sociologu francez Baudrillard e ka quajtur mbi-realitet, nje realitet imaginar i cili propagandohet vazhdimisht deri sa të pranohet se është më real sesa vetë realja.
Theksimi i kufijve ideologjikë sipas Chantal Mouffe nxit mobilizimin dhe pjesmarrjen pasi qytetarët shikojnë lindjen e alternativave të reja rreth të cilava ato ndihen të përfaqësuara. Për më tepër, artikulimi ideologjik i opozitës apo aktorëve të tjerë të jetës publike (p.sh intelektualëve, akademikëve, publicistëve dhe medias) do të krijonte një narrativë kundër-hegjemonike përkundrejt artikulimit apolitik të kryeministrit. Rrjedhimisht kjo do të emanciponte diskursin publik dhe çfarë është më me rëndësi, duket të jetë rruga e vetme e përmbysjes (outvoting) së makinerisë të manipulimit elektoral të pushtetit autokratik.
Vetëm nëpërmjet radikalizimit të platformave ideore do të bëhej i mundur krijimi i një vije thyerëse mes hegjemonisë apolike dhe shfaqjes së një alternative akomoduese e cila mobilizon qytetarët dhe hap rrugën për tranformime politike dhe socio-ekonomike në vend. Në mungesë të kësaj, shqiptarët e mesëm, bërthama e ndryshimeve politike, do të vazhdojnë ta refuzojnë hegjemoninë nëpërmjet ikjes, pasi aktualisht ata nuk kanë mekanizma demokratike dhe nuk shikojnë artikulim të qartë ideologjik për mobilizim dhe ndryshim.
*Autori është Chevening Fellow
**Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit: Nevoja e artikulimit ideologjik në hapësirën publike
Të fundit


13 kandidatë në garë, SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së, arsyeja
23 Qershor 2025, 15:10

Zgjedhjet e parakohshme lokale në dorë të socialistëve! Klosi: Do mbahen në vjeshtë!
23 Qershor 2025, 14:31
Aksident në Prrenjas, makina përplas për vdekje kalimtaren
23 Qershor 2025, 14:20
Salianji kërkon lirim me kusht, ja kur merret vendimi
23 Qershor 2025, 14:03

Çfarë është Ngushtica e Hormuzit dhe ç'ndodh nëse Irani e bllokon?
23 Qershor 2025, 13:28
Komisioneri voton në emër të zgjedhësit, Berisha nxjerr video-n: Kjo është farsa elektorale
23 Qershor 2025, 13:13


Dështon edhe tentativa e 36-të, Kosova ende pa Kuvend të ri
23 Qershor 2025, 12:17
Rinumërimi/ Dogjani përplaset me Ilir Rusmalin: Vidhni vota, me çfarë të drejte?
23 Qershor 2025, 11:59

SHBA i kërkon Kinës të ndalojë Iranin nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit
23 Qershor 2025, 11:10

Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran, pas bombardimeve amerikane
23 Qershor 2025, 10:35
Paraqitet në SPAK Majlinda Bufi
23 Qershor 2025, 10:18

Gjeneralët iranianë kërcënojnë SHBA-në me 'përgjigje vendimtare'
23 Qershor 2025, 09:46
Evakuohen nga Izraeli edhe 4 shqiptarë të tjerë
23 Qershor 2025, 09:31
Rezidencat qeveritare që kthehen në hotele “qira” mujore, nga 850 mijë lekë në 1.5 mln lekë
23 Qershor 2025, 09:12
Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, shtëllungat e tymit përhapen drejt qytetit
23 Qershor 2025, 08:52
Pse disa aleatë kryesorë të Teheranit kanë qëndruar jashtë konfliktit Izrael-Iran?
23 Qershor 2025, 08:34
PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale 53% më shumë se kontrata
23 Qershor 2025, 08:19
Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset autori
23 Qershor 2025, 08:04
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
23 Qershor 2025, 07:50
Temperatura deri në 36 gradë, parashikimi i motit për sot
23 Qershor 2025, 07:40
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
23 Qershor 2025, 07:22
Krim brenda familjes në Greqi, 61-vjeçari vret prindërit e tij të moshuar
22 Qershor 2025, 21:57
Sulmet ajrore të SHBA-së/ Paralajmëron Irani: Loja nuk ka mbaruar!
22 Qershor 2025, 21:29
Bombardimet e SHBA/ Teologu shqiptar në Iran: Kishte informacion për sulmin!
22 Qershor 2025, 21:09
Grushta, spraj dhe piper, shqiptarët përleshen me efektivët në Itali! Përfundojnë në qeli
22 Qershor 2025, 20:48
SHBA përfshihet në luftë, pse Trump mori rrezikun të sulmonte Iranin?
22 Qershor 2025, 20:28
Konflikti Izrael-Iran rrit tensionet globale: A rrezikohet ekonomia shqiptare?
22 Qershor 2025, 20:02
SHBA bombardoi Iranin/ Rama: Mbështes përpjekjet e sinqerta të Trump!
22 Qershor 2025, 19:40
Mbytet turistja boshnjake në Durrës
22 Qershor 2025, 19:05

10 kritikat më të forta të raportit të PACE për zgjedhjet e 11 Majit!
22 Qershor 2025, 18:41
Aksident masiv në aksin Librazhd-Qukës, 3 të plagosur, njëri në gjendje kritike
22 Qershor 2025, 18:28
"Bashkia e Tiranës është kthyer në parodi"/ Teliti: Koha për zgjedhje të parakohshme!
22 Qershor 2025, 18:17
Ditët e nxehta të qershorit, rriten ndjeshëm vizitat në spitalin psikiatrik të Vlorës
22 Qershor 2025, 17:58
Përfshihet nga flakët një apartament në Yzberisht
22 Qershor 2025, 17:32
Aksion në veri të Kosovës, gjendet arsenal armësh në pronën e politikanit serb
22 Qershor 2025, 17:15
Irani gati të mbyllë ngushticën e Hormuzit/ Çfarë pasojash sjell për tregtinë ndërkombëtare
22 Qershor 2025, 16:50
Murtaja e bagëtive/ Shkon në 10 numri i vatrave, ja qarqet e prekura
22 Qershor 2025, 16:25
Grabiti në 2021 një argjendari në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia 45-vjeçari (EMRI)
22 Qershor 2025, 16:00
Atentati ndaj Pjetër Kazës/ Merret në pyetje Preng Gjini, zbardhet dëshmia para hetuesve
22 Qershor 2025, 15:33
"Trump ka hapur kutinë e Pandorës"
22 Qershor 2025, 15:10

Konflikti Izrael-Iran, Papa Leone XIV: Njerëzimi bërtet dhe lutet për paqe
22 Qershor 2025, 14:24
Goditet grupi kriminal në Belgjikë, mes të arrestuarve 10 shqiptarë
22 Qershor 2025, 14:00
Gara e qyteteve për turistët, Tirana më e lira, por më e zëna
22 Qershor 2025, 13:35

Shiste d*ogë në ish-Bllok, vihet në pranga 23-vjeçari
22 Qershor 2025, 12:57

Starmer mbështet sulmin e SHBA-së ndaj Iranit, thirrje Teheranit të kthehet në negociata
22 Qershor 2025, 12:20
I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 33 vjeçari shqiptar
22 Qershor 2025, 11:54
Irani dënon sulmin amerikan ndaj objekteve bërthamore, paralajmëron pasoja
22 Qershor 2025, 11:34


Hekurudha Shqiptare përfshihet nga shkurtime kolektive të stafit
22 Qershor 2025, 10:46
SHBA ka ndryshuar rrjedhën e konfliktit - si do të përgjigjet Irani?
22 Qershor 2025, 10:24
Kanabis në kanalet kulluese, arrestohet 48-vjeçari në Fier
22 Qershor 2025, 10:06
Shqiptarët ‘pushtojnë’ New York-un, mijëra njerëz marshojnë në paradën Kuq e Zi
22 Qershor 2025, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
22 Qershor 2025, 09:27
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira
22 Qershor 2025, 09:12
SHBA bombardon Iranin, godet tre objekte bërthamore të Teheranit
22 Qershor 2025, 08:53
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
22 Qershor 2025, 08:35
Parashikimi i motit/ Si do ndryshojnë temperaturat gjatë ditës
22 Qershor 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
22 Qershor 2025, 08:00

Presidenti iranian: Nuk do ta ndalim programin bërthamor
21 Qershor 2025, 21:46
Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit: Deri në 40°C pritet fundjava
21 Qershor 2025, 21:19
Borussia Dortmund merr fitoren e parë në Botërorin e Klubeve
21 Qershor 2025, 20:56

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, dy të lënduar
21 Qershor 2025, 20:05

ChatGPT mund t’iu dëmtojë trurin, ja çfarë thotë studimi
21 Qershor 2025, 19:20

Artikulli i Fox News për Ramën, Berisha: Damkoset botërisht si ‘Ramaduro’, Maduro i Europës
21 Qershor 2025, 18:38
Lideri i opozitës në Bjellorusi lirohet pas pesë vitesh burg
21 Qershor 2025, 18:22
Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë, Vehbi Furxhi
21 Qershor 2025, 18:06
Aksident në Fier-Levan, dy të plagosur
21 Qershor 2025, 17:43
Turizëm në trafik, kur rrugët zhbëjnë suksesin
21 Qershor 2025, 17:25
Raporti që rrëzon propagandën: Shqipëria e fundit në Evropë për cilësinë e ujërave larës
21 Qershor 2025, 17:04
Broja drejt largimit nga Chelsea, 4 skuadra në bisedime për mesfushorin
21 Qershor 2025, 16:42
Irani konfirmon vdekjen e shkencëtarit të dhjetë bërthamor
21 Qershor 2025, 16:24
Artikulli i Fox News për Ramën, reagon LaCivita: Autokrati i Europës, armiku i Trumpizmit
21 Qershor 2025, 16:07
Ballkani si depo për migrantë?
21 Qershor 2025, 15:49

Khamenei emëron pasardhësit e mundshëm nëse vritet
21 Qershor 2025, 15:10
Rinumërimi/ Kaso për Kolegjin Zgjedhor: Noter i vendimeve të KQZ, nxitoi të mbyllë procesin
21 Qershor 2025, 14:52

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
21 Qershor 2025, 14:29
Gazetari publikon shifrat: 39 mijë shqiptarë lanë vendin në 19 muaj
21 Qershor 2025, 14:06
Lobimi i LSI, Meta akuza të forta Endrit Braimllarit: Prej firmave të tij jam sot në burg
21 Qershor 2025, 13:40

Izraeli thotë se ka eliminuar një tjetër komandant të lartë iranian
21 Qershor 2025, 12:43