Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e Komandantit të FA, Meta i shpreh ngushëllimet familjes: Do të mbetet shembull, ishte njeri me vlera

Persidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

I trishtuar nga lajmi, Presidenti i drejton një mesazh ngushëllimi familjes, miqve dhe kolegëve të Kolonelit, në të cilin flet me relativa per figurën e tij.

“Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar”, ka thënë ndër të tjera Meta.

Mesazhi i plotë i Presidentit:

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe.

Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe! 🇦🇱

Të fundit