Flash News

KRYESORE

Ngjela shpjegon marrëveshjen: Basha është i trembur, me Ramën nuk shpëtojnë nga SPAK

Ngjela shpjegon marrëveshjen: Basha është i trembur, me

Avokati Spartak Ngjela e shikon marrëveshjen zgjedhore midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës si aktin e parë të komedisë. Ai jep shpjegimin se përse kreu i opozitës hoqi dorë nga të gjitha kushtet që i pati vënë kryeministrit.

“Basha është i trembur. Por, na tha dhe një gënjeshtër fëminore: ‘Tani foli Bundestagu gjerman, tha, prandaj u tërhoqa nga kushtet’. Kjo është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh. Po pse kjo kthesë e behtë, cila është arsyeja?

Frika po bashkon sërish në një marrëveshje të re Ramën dhe Bashën. Por, a dinë këta të dy të bëjnë gjë me këtë bashkim? Asgjë. Do të vinë vërdallë, ecë e jak, për të shpëtuar nga hetimi i SPAK-ut; por ja, sa të vijë ambasadorja e re amerikane dhe ndalon edhe ecejaku i tyre.”, shkroi Ngjela në Facebook.

Avokati shton se krijimi i SPAK-ut dhe kërkesa e opozitës parlamentare për ndërrimin e sistemit zgjedhor, i ka bashkuar në atë që i thonë reformë zgjedhore.

“Nuk do ta pranojnë ndërrimin e sistemit zgjedhor me lista të hapura, po, si do t'ia bëjnë për SPAK-un?... Atëherë? Këtu ka një arsyetim të vetëm: po të funksionojë SPAK-u si hetim antikorrupsion, nuk është i ngutshëm ndërrimi i sistemit. Dhe SPAK-u do të funksionojë. Kurse te korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë pritën që SPAK-un ta errësonte Irani. Komedia vijon. Por, sa më tej në kohëecje, edhe më gazmore do të jetë kjo komedi.’, mendon Ngjela.

Të fundit