Flash News

KRYESORE

Notis Sfakianakis ndërpret papritur koncertin për 5 minuta, mesazhi që dha për shqiptarët

Ndonëse mes vorbullës së debateve të forta që shpërtheu ditët e fundit në rrjetet sociale, këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis erdhi sërish në Tiranë dhe mbajti një koncert recital.

Edhe pse me një çmim të lartë të biletave, sërish u shitën dhe salla e koncertit në Pallatin e Kongreseve ishte e mbushur plot.

Këngëtari u akuzua nga disa artistë shqiptarë si ‘racist’, pasi vite më parë kur ka qenë anëtar i partisë së ekstremit të djathtë në Greqi, “Agimi i artë”, Sfakianakis mendohet t’i ketë cilësuar shqiptarët si “racë inferiore”.

Ky etiketim ndaj tij është mohuar nga artisti grek dhe për këtë ai e ka ndërprerë për rreth 5 minuta koncertin e tij natën e mbrëmshme dhe e ka sqaruar një herë e mirë këtë debat.

“Nuk i kam fyer kurrë shqiptarët. Kanë shtrembëruar fjalët e mia. Ju jeni një komb i lashtë dhe me histori. Veçoj një nga vlerat e kombit tuaj, “besën” – mësohet të jetë shprehur Sfakiankis.

Ky sqarim është mirëpritur nga të pranishmit në sallë dhe është përshëndetur me një duartrokitje të gjatë.

 

 

Të fundit