Flash News

KRYESORE

“Nuk kam si verifikoj plagjiaturën”, ish-kolegu në Ministri reagon pas deklaratës së Shahinit: Zoti ndihmoftë të rinjtë shqiptarë!

Taulant Muka, ish-zv/ministër i Arsimit, ka reaguar pas deklaratës së bërë nga ish-kolegia e tij, Besa Shahini, se nuk ka si të verifikojë akuzat për plagjiaturë që bëhen ndaj Bernard Dostit, rektor i komanduar i Universitetit të Tiranës.

“100% kopje, Ministrja e Arsimit reagon se nuk ka mjetet për të verifikuar plagjiaturen! Mundet dikush ta ndihmojë ministren të gjejë ndryshimin dhe të marrë një përgjigje? Zoti ndihmoftë të rinjtë shqiptarë”, shkruan Muka.

Ai publikon edhe dokumentat që provojnë kopjen e realizuar nda rektori Dosti në artikujt e publikuar në revistat e huaja.

Taulant Muka dhe Besa Shahini ka qenë zv/ministër të Arsimit në kohën kur ky institucion drejtohej nga Lindita Nikolla.

Të fundit