Flash News

KRYESORE

Rektori me plagjiaturë, ministrja Shahini: Jam në dijeni, por nuk kam si e verifikoj

Rektori me plagjiaturë, ministrja Shahini: Jam në dijeni, por nuk kam

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se “nuk ka ndonjë mjet për të verifikuar” akuzat se Bernard Dosti, i komanduar rektor i Universitetit të Tiranës, ka publikuar në revistat e huaja artikuj plagjiaturë. Në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, Shahini theksoi se është në dijeni se ndaj Dostit ka akuza për plagjiaturë.

Ministrja shtoi se “ish- rektori ka patur mundësi që ta shkarkojë zv/rektorin Dosti nëse ka vërtetuar se ka kryer plagjiaturë me dokumentin me të cilin ka marrë titullin akademik”, por “nuk e ka bërë një gjë të tillë”.

Shahini shkarkoi Mynyr Konin nga posti i rektorit, për të komanduar aty Bernard Dostin. Vetëm pak orë në atë post, Dostit iu publikuan dy artikuj me plagjiaturë, ndërkohë që asnjë masë nuk është marrë deri më tani nga ministrja Shahini.

Të fundit