Flash News

KRYESORE

Nuk u izolua si vendet e tjera, Suedia pranon gabimin: Kemi shumë viktima

Nuk u izolua si vendet e tjera, Suedia pranon gabimin: Kemi shumë viktima

Suedia ka pranuar që ka gabuar duke mos izoluar vendin njësoj siç kanë bërë shumë shtetet të tjera të cilat kishin si qëllim mospërhapjen e COVID-19.

Anders Tegnell, epidemiologu që sugjeroi strategjinë “soft” të adoptuar nga qeveria e Stokholmit, pranon se “ata që kanë humbur jetën nga koronavirusi në këtë shtet janë të shumtë”.

Në vendin Suedi, ku ka një popullsi prej 10 milionë banorësh, pandemia ka shkaktuar mbi 4500 viktima. Pranimi i gabimit është mjaft i vonuar nga vendi skandinav, aq sa dy javë më parë tejkaloi Britaninë e Madhe, Italinë dhe Belgjikën sa i përket indeksit të vdekshmërisë për numër banorësh në botë.

Situata është aq dramatike në Sudedi, saqë bindi Norvegjinë dhe Danimarkën fqinje të rihapin lëvizjet e qytetarëve mes vendeve duke nisur nga 15 qershori, por duke mbajtur kufizimet për suedezët.

Të fundit