Flash News

KRYESORE

"Olsi Rama dhe Gaz Demi pallate në pronë publike. Leje e Mimi Kodhelit"

"Olsi Rama dhe Gaz Demi pallate në pronë publike. Leje e Mimi

Ish-Kryeministri Berisha, raporton një tjetër informacion nga një burim që ai e quan 'oficeri dixhital', sipas të cilit Gaz Demi, Presidenti i 'Partizanit' dhe Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit, duan të ndërtojnë pallate në pronë publike. Bëhet fjalë për kompleksin 'Partizani' sipas postimit të Berishës, dhe po aty theksohet se pjesë e kësaj skeme është edhe ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Arian Kraja.

Informacioni i mbërritur në vëmendjen e Berishës dhe bërë publik në Facebook:

"Sekretari i pergjithshem i Min Mbrojtjes Arjan Kraja me porosi te Ministres Kodheli po i shantazhon me kercenim oficeret(ca kapitena te lodhem) qe te firmosin qe Gaz Demi qe esht nje me Olsi Ramen te prish tre objekte ne ambjentet qe me vendim qeverie ka marre me kontrate per Partizanin gjasme...kjo nuk eshte e parashikuar ne kontrate. Per ato ndertesa jane ne toke publike dhe per rikonstruksionin e tyre jane shpenzuar edhe 3 miliarde leke.Gazi dhe Olsi e duan ate mjedis duket per te ndertuar pallate,mirpo oficeret po ta firmosin neser ata hane burgun..."

Shënim i redaksisë: Gabimet gramatikore janë të dërguesit.

Të fundit